Planeti i madh i LibreOffice në shifra prezantuar në një infografik

18 milion përdorues aktiv, 111 formate të suportuara, 28,204 kontribues dhe 18 qeveri që e përdorin janë vetëm disa nga të dhënat që vërtetojnë potencialin e LibreOffice, të përfshirjes së komuntetit dhe të preferencës që kanë qeveritë për një nga programet e zyrës më të plota. Për të paraqitur sa më saktë gjendjen e LibreOffice dhe të përdorimit të tij në fund të 2014, Collabora një nga kompanitë me aktive në këtë fushë ka krijuar infografikën që mund të shkarkoni më poshtë. Imazhi është modifikuar në shqip nga anëtari i Open Labs Elio Qoshi duke respektuar licensën Creative Commons të grafikës fillestare.
Për këto të dhëna dhe tema të tjera do bisedojmë gjatë LibreOffice Café #2, këtë të shtunë në orën 16.00.

Rreth LibreOffice (nga Wikipedia):
LibreOffice është një platformë programesh kompjuterike me burim të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation. Projekti u çdegëzua nga platforma OpenOffice.org në vitin 2010.  Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të të dhënave si dhe formulimim e veprimeve dhe llograritjeve matematikore.  Suita është projektuar të jetë në përputhje me programe të tjera të mirënjohura në treg si Microsoft Office, ndonëse disa karakteristika faqosje trajtohen ndryshe ose janë të pasinkronizuara midis dy platformave.

LibreOffice_Collabora_2014_Shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *