LPI

Tashmë edhe Shqipëria është bërë pjesë e rrjetit të çertifikimeve Linux, nëpërmjet LPI Albania.

LPI Albania është pjesë e komunitetit Open Labs dhe sub-affiliate zyrtar për territorin e Shqipërisë, duke shndërruar këtë komunitet në të vetmin që ka të drejtën dhe mbështetjen e LPI për të çertifikuar të gjithë ju që dëshironi të konfirmoni zyrtarisht dijet tuaja rreth sistemit operativ Linux, përdorimi i të cilit po përhapet gjerësisht edhe në vendin tonë.

Open Labs është organizata me qendër në Tiranë që përfaqëson komunitetin e dijes së hapur dhe promovon teknologjitë free open source në Shqipëri, misioni i së cilës është të shndërrojë dijen në një mjet që siguron horizonte të reja dhe prosperitet.

2 Komente në “LPI

  1. Ku zhvillohen trainimet per Linux, si mund te marr pjese . Faleminderit

    • Përshëndetje Valbona,

      Aktualisht ne ofrojmë vetëm mundësinë e dhënies së provimeve të LPIC në Shqipëri. Duke qenë se LPI beson në zgjedhjen e lirë të kandidateve për burime përgatitore, jeni të lirë të bëni zgjedhjen tuaj. Ka burime pafund në internet dhe disa i gjeni në website tonë, lpi.openlabs.cc.

      Skuadra LPI Albania

Lini një Përgjigje te Valbona Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *