Rreth nesh

Rreth nesh

Ne jemi një organizatë shqiptare jo qeveritare, jo fitimprurëse, që promovojmë iniciativa free libre open source që prej 2012.

_ARP7898

Open Labs përbëhet nga një bord drejtuesish të cilët zgjidhen çdo vit me votim nga anëtarët e komunitetit të Open Labs. Komuniteti ynë i merr vendimet në mënyrë horizontale.

Ne i dikojmë energjinë dhe pasionin tonë kthimit të njohurisë në një armë që hap horizonte të reja për të rinjtë e të gjitha moshave, organizatave dhe komuniteteve lokale.

Open Labs organizon aktivitete të përjavshme të cilët perfshijnë workshops, projekte, takime dhe organizimin e OSCAL, konferencës së përvitshme për teknologjinë open source. Linux, Wikipedia, LibreOffice, Mozilla dhe WordPress janë vetëm disa prej projekteve që i kemi dedikuar pasionin dhe energjinë tonë. Deri tani kemi organizur më shumë se 60 evente në Shqipëri dhe jashtë.

Ne besojme se aksesi i lehtë dhe i lirë i njohurive ka qenë gjithmonë një tregues i mireqenies së shoqëritë. Në qoftë se komuniteti ka akses të lehtë në njohuri përmes mjeteve te lira që janë në dispozicion, mënyra si ne e kuptojmë realitetin do të ndryshojë. Ne jemi plotësisht të angazhuar për të ndarë energjitë dhe njohuritë tona për të arritur këtë qëllim!

Përderisa ideja jonë buron nga dashuria për teknologjine dhe arsimin, motivimi ynë kryesor është dëshira për të ndarë përvojat dhe njohuritë tona me komunitin.