Kodi i mirësjelljes

Kodi i mirësjelljes

Kodi i mirësjelljes

Të mësuarit, të lidhurit dhe të qënurit mendjehapur dhe i/e përshtatur ndaj ndryshimit, janë gjëra që do të ndikojnë thellësisht në punën tonë, jetët tona dhe skenën e njohurisë së hapur, ndërkohë që shikojmë drejt së ardhmes. Kështu, le ta bëjmë të gjithë këtë!

Në Open Labs, shpeshherë kërkojmë shumë nga njëri-tjetri. Gjërat që do të diskutojmë, ndajmë, ndërtojmë, mësojmë dhe krijojmë së bashku, shpesh mund të na çojnë drejt situatave jo shumë të rehatshme.

Për të vazhduar, është e rëndësishme të dijmë se kjo është diçka që duhet parë dhe pranuar. Jorehatia që vjen ngaqë e tejkalojmë veten përtej asaj që e mendonim si të mundshme, bën që të jetë mëse e vlefshme përpjekja që ne po bëjmë për të patur një hapësirë gjithëpërfshirëse në hackerspace.

Më poshtë është një listë e shkurtër me përgjegjësitë e anëtarëve në Open Labs. Ato janë huazuar nga një listë e ngjashme nga miqtë tanë të Mozilla. Këto nuk janë rregulla, por më shumë kufinj të pjesëmarrjes gjatë kohës që do jemi bashkë, në mënyrë që të marrim maksimumin nga hapësira në Open Labs

Merr pjesë

Puna e bërë për të ndryshuar botën teknologjike mund të ndodhë vetëm nëpërmjet një pjesëmarrjeje aktive. Përkushtohu duke qëndruar fort për të shkuar përtej asaj që është e lehtë: dëgjo një ide të re, bëj një pyetje koti.

Hap vend për të tjerët

Sigurohu vazhdimisht që të të tjerët po të kuptojnë. Disa nga ne mund të kenë kufizime fizike, të cilat e bëjnë lëvizjen të vështirë. Ofro struktura të hapura me idenë e një aksesi universal, në vënd që të prisni për kërkesa të veçanta. Ofro informacion të qartë mbi mënyrat e aksesit.

Hap vend (në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe metaforik) për të gjithë, para se ta kërkojnë vetë këtë gjë. Përpiqu të kuptosh para se të kërkosh të të kuptojnë. Tregohu i mirëkuptueshëm. Shfaq synime pozitive.

Respekto

Open Labs është një hapësirë ku mund të jesh vetvetja në mënyrë të sigurtë (pse do duhej të ishe dikush tjetër?) dhe një vend për të respektuar të tjerët për atë që ata/ato janë (edhe nëse kjo gjë mund të të bezdis ndonjëherë). Respekto hapësirën e tyre, lirinë dhe veçantinë, po aq sa tonën.

Kujdesu për veten tënde, si për trupin dhe për mendjen. Gjithashtu kujdesu për hapësirën e njëri-tjetrit. Mblidh mbeturinat që lihen.

Ndihmo

Nëse shikon një problem, përpiqu të ndihmosh. Nëse nuk mund të ndihmosh, gjej dikë që mundet, duke filluar nga anëtarët tanë. Mos tolero në heshtje sjellje të papranueshme.

Nëse fjalët e dikujt të bën të ndihesh jo i/e sigurtë ose jo rehat – një koment, një shaka, një slide – por nuk mund ta adresosh atë direkt me personin përgjegjës, konsidero që të përfshish një person ndërmjetës, një anëtar ose dikë tjetër nga grupi.

Nëse ke bërë dikë të ndihet keq, i/e pasigurtë ose jo rehat, tregohu i/e hapur që të rregullosh prezantimin ose fjalimin tënd , kur është e nevojshme.

Ji i sjellshëm

Ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të ndjekin këtë Kod të Sjelljes në Open Labs dhe në aktivitete të organizuara nga ne. Kjo përfshin aktivitete sociale të lidhura me Open Labs në vende jashtë vendndodhjes së hackerspace-it dhe në komunitete të lidhura dhe media sociale.

Pjesëmarrësit të cilëve do t’u kërkohet të ndalojnë çdo sjellje të papranueshme priten që të binden menjëherë. Pjesëmarrësit të cilët nuk zbatojnë këtë Kod të Mirësjelljes mund të përjashtohen nga hapësira dhe/ose do iu ndalohet pjesëmarrja në aktivitete të ardhshme.