Si të atributojmë me licensa Creative Commons

Shkruar nga Elio Qoshi, anëtar i Open Labs

Kam vënë re që ekziston një mungesë informacioni në lidhje me kulturën e shpërndarjes së materialeve në botën dixhitale. Shoh shumë njerëz që “rezervojnë të gjitha të drejtat” e një pune të tyre, ndërkohë që nuk respektohet fare nga te tretët që as nuk e atributojnë autorin.

Duke shpresuar që mund të zbutet pak ky fenomen me alternativa, po marrë shkas të shkruaj për një kulturë të mirë atributimi, përsa i përket punimeve të licensuara. Konkretisht duke përdorur licensat Creative Commons, të përdorura për shpërndarjen e punimeve dhe përdorimin e tyre nga të tretët pa kufizime aq të rrepta si Copyright i plotë,

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për atributimin e disa punimeve të licensuara me Creative Commons (në këtë rast imazhe). Ju mund të përdorni materiale CC (shkurt për Creative Commons) përderisa i plotësoni kushtet e licenses. Një kusht i të gjitha licensave CC është atributim, pra të jepet burimi i punimit. Këtu janë disa shembuj të mirë (dhe disa jo aq të mirë) të atributimit:

Shembuj të atributimit

Këtu është një foto. Më pas disa shembuj që tregojnë sesi persona të ndryshëm mund ta atributojnë.


Ky është nje atributim ideal:

"Creative Commons 10-Vjetori San Francisco" nga tvol licensuar nën CC BY 2.0

Sepse:

Titulli? “Creative Commons 10-Vjetori Celebrimet San Francisco”
Autori?tvol” – link në profilin e tij
Burimi?Creative Commons 10-Vjetori Celebrimet San Francisco” – link në faqen origjinale në Flickr
Licensa?CC BY 2.0” – link në shpjegimin e licenses

Ky është nje atributim i pranueshëm:

Foto nga tvol / CC BY

Sepse:

Titulli? Titulli nuk është shënuar (është mirë të jetë) por të paktën linku i burimit është dhënë
Autori? “tvol”
Burimi?Foto” –  link në faqen origjinale të Flickr
Licensa?CC BY” – link në shpjegimin e licenses

Ky është nje atributim jo i saktë:

Foto: Creative Commons

Sepse:

Titulli? Titulli nuk është shënuar
Autori? Creative Commons nuk është autori i kësaj fotoje
Burimi? Asnjë link në foton origjinale
Licensa? Nuk përmendet licensa, për më tëpër as linku i licensës. “Creative Commons” vetë është organizatë, jo licensë.

Ky është nje atributim i mirë për një material të modifikuar pak:

"Creative Commons 10-Vjetori San Francisco" nga tvol licensuar nën CC BY 2.0 / 
E kthyer bardhezi nga origjinali

Sepse:

Titulli, Autori, Burimi dhe Licensa janë të shënuara që të gjitha
Modifiikimi? “E kthyer bardhezi nga origjinali”


Ky është nje atributim i mirë për një material të prejardhur (punim derivat)

Ky punim "90ifikuar" është i prejardhur prej "Creative Commons 10-Vjetori San Francisco" 
nga tvol licensuar nën CC BY 2.0 | "90ifikuar" i licensuar nën CC BY nga [Emri juaj këtu].

Sepse:

Titulli, Autori, Burimi dhe Licensa janë të shënuara që të gjitha
E Prejardhur? “Ky punim “90ifikuar” është i prejardhur prej…”
Autori i ri i punimit të prejardhur është shënuar gjithashtu

Rregulli TABL

Një rregull i mirë dhe i lehtë për t’u mbajtur mend është TABL, akronim i Titulli, Autori, Burimi, Licensa

Titulli – Cili është emri i punimit?
Autori – Kush është në pronësi të punimit?
Burimi – Ku mund ta gjej materialin?
Licensa – Si mund ta përdor këtë material?

Gati për atributim?

E thënë kjo, ka ende disa raste të tjera për përdorimin e saktë të licensave Creative Commons, por këto shembujt mbulojnë 80% të rasteve dhe ofrojnë një hyrje të mirë në përdorimin e saktë të licensave. Nëse keni vënë re, përmbajta e blog-ut tim është licensuar nën një license CC-BY-SA, pra Attribution-ShareAlike, që do të thotë Atributim-Shpërndarje e njëjtë (të tjerët që përdorin përmbajtjen e krijuar nga unë duhet të shënojnë atributimin dhe ta licensojnë përsëri në të njëjtën licensë si une, pra CC-BY-SA

Shpresoj që t’ju këtë nidhmuar sadopak dhe të jeni pak më të sigurtë tani kur të vijë puna për atributimin e punimeve nën licensat e Creative Commons!

Artikull i përkthyer, përshtatur dhe modifikuar në Shqip nga Elio Qoshi bazuar mbi 
artikullin në Creative Commons wiki licensuar nën një license CC-BY-SA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *