Wiki Academy në Kukës

“a community … a dedicated group of a few hundred volunteers”

Kjo është motoja me të cilën vazhdon të promovohet Wikipedia, enciklopedia më e madhe online e hapur për të gjithë dhe kjo moto vazhdon të motivojë eventet Wiki. Këtë rradhë Wiki Academy udhëton në një tjetër qytet, por me të njëjtin qëllim: rritjen e komunitetit të wikipedianëve shqiptarë.

Wiki Academy udhëton për herë të parë në qytetin e Kukësit. Nga 15 Janari deri më 23 Mars në këtë qytet do të mblidhen mentorë e redaktues të enciklopedisë Wikipedia me qëllim përgatitjen dhe edukimin e pjesëmarrësve me mënyrën e shkrimit të artikujve, për t’i shndërruar ata në redaktorë aktivë. Ky event do të përmbyllet me fundjavën e 22 – 23 Marsit, gjatë së cilës do të zhvillohen dhe dy konkurse, për artikullin të strukturuar më mirë dhe për fotografitë.

Ne, si Open Labs jemi një nga mbështetësit e projektit, i cili organizohet nga IPKO Foundation, me mbështetje nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë. Wikipedianët e komunitetit tonë do të jenë atje për trajnime, si dhe gjatë fundjavës finale. Nëse dhe ju jeni të apasionuar pas komunitetit dhe Wikipedia-s e doni të na bashkoheni, hidhini një sy faqes së Wiki Academy Kukës dhe na kontaktoni.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *