Wikipedia Weekend Tirana 2015

Wikipedia Weekend Tirana 2015, ose pak më në shqip, Fundjava e Wikipedia, është një event që do të organizohet në fundjavën e parë të dhjetorit për herë të dytë në Shqipëri.

Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë rreth enciklopedise më të madhe në internet që është krijuar dhe mirëmbahet tërësisht nga vullnetarë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë njerëz të interesuar në komunitet dhe t’u tregojë atyre për Wikipedia, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Wikipedianëve.

REGJISTRIMI
Aksesi në aktivitet është falas, por regjistrimi është i nevojshëm.

Wikipedia Weekend in Tirana 2015 do të organizohet nga komuniteti Open Labs hackerspace dhe Wikimedians of Albanian Lanbuage User Group në ambientet e qendrës Protik në adresën Rruga “Papa Gjon Pali”, Nr 3, kati i parë,Tiranë, Shqipëri.

THIRRJE PËR LIGJËRUES
Për të gjithë ju që  jeni të interesuar të jeni pjesë e aktivitetit si ligjërues ose prezantues në puntori klikoni këtu.

Së shpejti do publikohen më tepër detaje rreth aktivitetit duke përfshirë të ftuarit, axhendën e plotë etj. Ja dhe materiali në MetaWiki ku do prezantohen dhe të gjitha detajet: meta.wikimedia.org/wiki/Wikipedia_Weekend_in_Tirana_2015

 

VENDI


Shiko hartën me rezolucion më të lartë

ÇFARË ËSHTË WIKIPEDIA?
Eshtë një encikplopedi internetike që i jep akses të lirë milliona njerëzve çdo ditë. Me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 4.4 milion artikuj ne versionin anglisht konsiderohet pishtar i dijes së hapur. Versionin shqip mund ta gjeni në sq.wikipedia.org

PËRSE WIKIPEDIA?
Nuk ka asgjë më të përshtatshëm se Wikipedia në qoftë se jeni duke kërkuar për disa informata të shpejta, apo doni të merrni një kuptim bazë të asaj që do të thotë diçka para se të fillonte më të thellë hulumtime, ju mund të merrni çfarë ju duhet nga Wikipedia.

KUSH E ORGANIZON?
Open Labs është qendra e komunitetit Shqiptar promovues të teknollogjive dhe kultures open source si dhe dijes së hapur. Komuniteti organizon takime javore për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve si Wikipedia, Linux, Mozilla, WordPress, LibreOffice etj.

SI MUND TË BËHEM PJESË?
Në qoftë se dëshironi ti bashkoheni projektit si vullnetar, akademik, një organizatë, kompani ose si një organ i pushtetit lokal ose qëndror mund të ndihmoni iniciativën duke komunikuar me komunitetin në mailing list.

PROMOVIMI

Këtë të hënë, më 9.11.2015 ora 11:00 do të jemi në radio “Tirana” për të promovuar “Wikipedia Weekend”. Ju ftojmë të na ndiqni, në frekuencën 99.5 FM për tu informuar edhe më tepër rreth të rejave të aktivitetit.

CTW0_VbWEAAEEIM.jpg:large

Foto pas intervistës në radio Tirana, në kuadër të “Wikipedia Weekend in Tirana 2015”

4 Komente në “Wikipedia Weekend Tirana 2015

  1. Pingback: Ekosistemi i sipërmarrjeve të reja në Shqipëri – (Listë) » Business Magazine

  2. Pingback: Wikipedia Weekend in Tirana 2015 | redon.skikuli.com

  3. Pingback: 5 – 6 Dhjetor, vjen Wikipedia Weekend Tirana 2015 » Business Magazine

  4. Pingback: Tirana Startup City Guide - Vasken Spiru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *