WordPress Kafe #1

Apasionantet e WordPress takohen në ambientet e Open Labs për të biseduar rreth projekteve të tyre të fundit, të rejat e platformës open source WordPress dhe (më e rëndesishme), që të njihen me njëri tjetrin.
Ky takim do koordinohet nga Inva. Si gjithmonë hyrja është falas.
WordPress është një program me burim kodi te lirë dhe të hapur si dhe një sistem të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) i bazuar në PHP dhe MySQL. Tipare të WordPress përfshijnë një arkitekture me shtojca si dhe një numër të madh template. WordPress është përdorur nga më shumë se 18.9% e 10 milion faqeve internetike me trafik më të lartë sipas statistikave të gushtit 2013.
Platforma u prezantua për herë të parë më 27 maj, 2003 nga themeluesit Matt Mullenweg dhe Mike Little. Deri më 26 nëntor 2013 versioni 3.7 i WordPress ishte shkarkuar rreth 10 milionë herë.

Shënim: niveli teknik i dijes në platformën WordPress nuk është i rëndësishëm në këtë takim.

Kur: 08 Nëntor 2014

Ku: Open Labs, Rruga Brigada VIII, Nr.7, 1000 Tirana, Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *