Workshop dhe Linux Install Fest në UAMD

Më 16 Janar grupi i LPI Albania dhe përfaqësues nga komuniteti Open Labs organizuan në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës një prezantim mbi teknologjitë open source dhe veçanërisht mbi mundësitë e çertifikimeve LPI.

Teknologjia open source dhe ideologjia në thelb të saj ka fituar një momentum edhe në Shqipëri, si një mundësi e re për nxitjen e karrierës. Të rinjtë e këtij fakulteti u njohën në mënyrë të detajuar se si mund të kontribuojnë në zhvillimin e tregut open source, duke nxitur në të njëjtën kohë karrierën e tyre me diferencimin nëpërmjet LPI.

Pas përfundimit të prezantimit dhe diskutimeve me studentët, u zhvillua ‘Linux Install Fest’ ku disa studentë u asistuan nga grupi prezent i punës për të instaluar sisteme operative open source si Fedora, Ubuntu dhe openSUSE. Gjithashtu, në shenjë falenderimi për mikpritjen UAMD-së ju dhuruan disa DVD me Fedora dhe Ubuntu.

1

2

3

4

5

6

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *