Etiketë: Nextcloud

Bashkia e Tiranës migron në platformën Nextcloud

Më 11 Qershor Bashkia e Tiranës migroi nga ownCloud në Nextcloud mbas dy muaj përdorimi.

Nextcloud

Nextcloud është një paketë softuerike për krijimin dhe përdorimin e shërbimeve të hostimit të skedarëve. Funksionalisht është e ngjashme me Dropbox, edhe pse Nextcloud është softuer i lirë dhe me burim të hapur, duke lejuar që dikush ta instalojë dhe ta operojë atë në një server personal. Në kontrast me shërbimet e mbyllura si Dropbox, arkitektura e hapur lejon shtimin e funksionaliteteve shtesë në server në formë të aplikacioneve. Nextcloud është një derivat i mirëmbajtur në mënyrë aktive e ownCloud.