Ne vijim të bashkëpunimit të Open Labs me komunitete dhe kompani që mbështesin teknologjitë dhe parimet open source, duam t’ju informojmë mbi një mundësi bashkepunimi të ofruar nga RedHat në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të tyre për rritjen e diversitetit në teknologji, perfshirjen e grupeve me pak te përfaqësuara dhe mbështetjen e komuniteteve dhe grupimeve nga vende të ndryshme të botës.
Ky
bashkëpunimim konsiston në krijimin e një grupi individësh të
interesuar për t’u bërë pjesë e një trajnimi të ofruar nga
RedHat në një nga fushat e mëposhtëme:
- Software Engineering
- Quality Engineering
- DevOps
me qëllim punësimin e personave që do të plotësojnë kriteret e RedHat në fund te trajnimit. Duhet të jetë e qartë se oferta e punësimit është e vlefshme për personat që janë të gatshëm të zhvendosen për të jetuar në Republikën Çeke, pasi RedHat nuk ka zyra në Shqiperi.
Roli
i Open Labs në këtë projekt:
Në Open Labs prej vitesh tashmë organizohen aktivitete në lidhje me Fedora, një nga distribucionet Linux i cili suportohet nga komuniteti dhe mbeshtet nga RedHat. Për vite me rradhë, në disa nga edicionet e Open Source Conference Albania (OSCAL), eventi më i madh vjetor i organizuar nga Open Labs, kemi patur prezencë si nga Fedora edhe nga RedHat, me ligjerues të cilët kanë ardhur të ndajnë eksperiencën e tyre me ne si edhe kanë synuar rritjen e komunitetit të Fedora-s. Gjithashtu, shumë pjesëtarë nga Shqipëria, kryesisht anëtarë të organizatës por jo vetem, kanë marrë pjesë në DevConf (konferencën vjetore të oragnizuar nga RedHat në Brno, Çeki).
Gjatë
këtyre viteve ku kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me
përfaqësues të RedHat, komuniteti jonë ka pasur biseda të
ndryshme se si RedHat mund të mbështesë komunitete të ngjashme me
Open Labs. Këtë vit gjatë DevConf, ku kishte prezencë të
konsiderusheme nga Open Labs, u bisedua mbi një bashkëpunim të
mundshëm me ta në mënyrë që njerëz nga Shqipëria të mund të
mësojnë mbi teknologjitë Open Source.
Komunikimet
tona janë me RedHat në Republikën Çeke dhe ata kanë propozuar
projektin e përshkuar më lartë.
Open
Labs si fillim do të perdorë kanalet e veta të komunikimit për të
informuar sa më shumë njerëz mbi këtë mundësi. Për të
vazhduar me projektin duhet të kemi grupe me njerez të interesuar
në të njëjtën tematikë. Pas formimit të grupeve do të vendoset
se si do të menaxhohet pjesa e trajnimit nga RedHat.
Si
te aplikoni?
Kushdo që është i interesuar mund të shkruajë në forumin e Open Labs ose të dergojë email tek info@openlabs.cc duke përfshirë informacionin në qoftë së është student, i punësuar aktualisht, nivelin e eksperiencës, nivelin e angazhimit me teknologjitë apo komunitetet Open Source dhe çfarë do i interesonte të mësonte më shumë.
Thirrja
është e hapur për të gjithë dhe pavarësisht nivelit të
eksperiencës që keni, mund të na shkruani. Informacionet na duhen
vetëm që të bëhet ndarja në grupe. Përfaqësues nga Open Labs
do shërbejnë si pika kontakti për këtë projekt dhe mund të
shkruani në çdo moment për çdo pyetje që mund të keni apo për
të kërkuar më shumë detaje.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
Trajnim nga RedHat: thirrje për pjesëmarrje
Leave a Comment
Last Updated: Prill 28, 2020 by Nafie Shehu
Ne vijim të bashkëpunimit të Open Labs me komunitete dhe kompani që mbështesin teknologjitë dhe parimet open source, duam t’ju informojmë mbi një mundësi bashkepunimi të ofruar nga RedHat në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të tyre për rritjen e diversitetit në teknologji, perfshirjen e grupeve me pak te përfaqësuara dhe mbështetjen e komuniteteve dhe grupimeve nga vende të ndryshme të botës.
Ky bashkëpunimim konsiston në krijimin e një grupi individësh të interesuar për t’u bërë pjesë e një trajnimi të ofruar nga RedHat në një nga fushat e mëposhtëme:
me qëllim punësimin e personave që do të plotësojnë kriteret e RedHat në fund te trajnimit. Duhet të jetë e qartë se oferta e punësimit është e vlefshme për personat që janë të gatshëm të zhvendosen për të jetuar në Republikën Çeke, pasi RedHat nuk ka zyra në Shqiperi.
Roli i Open Labs në këtë projekt:
Në Open Labs prej vitesh tashmë organizohen aktivitete në lidhje me Fedora, një nga distribucionet Linux i cili suportohet nga komuniteti dhe mbeshtet nga RedHat. Për vite me rradhë, në disa nga edicionet e Open Source Conference Albania (OSCAL), eventi më i madh vjetor i organizuar nga Open Labs, kemi patur prezencë si nga Fedora edhe nga RedHat, me ligjerues të cilët kanë ardhur të ndajnë eksperiencën e tyre me ne si edhe kanë synuar rritjen e komunitetit të Fedora-s. Gjithashtu, shumë pjesëtarë nga Shqipëria, kryesisht anëtarë të organizatës por jo vetem, kanë marrë pjesë në DevConf (konferencën vjetore të oragnizuar nga RedHat në Brno, Çeki).
Gjatë këtyre viteve ku kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të RedHat, komuniteti jonë ka pasur biseda të ndryshme se si RedHat mund të mbështesë komunitete të ngjashme me Open Labs. Këtë vit gjatë DevConf, ku kishte prezencë të konsiderusheme nga Open Labs, u bisedua mbi një bashkëpunim të mundshëm me ta në mënyrë që njerëz nga Shqipëria të mund të mësojnë mbi teknologjitë Open Source.
Komunikimet tona janë me RedHat në Republikën Çeke dhe ata kanë propozuar projektin e përshkuar më lartë.
Open Labs si fillim do të perdorë kanalet e veta të komunikimit për të informuar sa më shumë njerëz mbi këtë mundësi. Për të vazhduar me projektin duhet të kemi grupe me njerez të interesuar në të njëjtën tematikë. Pas formimit të grupeve do të vendoset se si do të menaxhohet pjesa e trajnimit nga RedHat.
Si te aplikoni?
Kushdo që është i interesuar mund të shkruajë në forumin e Open Labs ose të dergojë email tek info@openlabs.cc duke përfshirë informacionin në qoftë së është student, i punësuar aktualisht, nivelin e eksperiencës, nivelin e angazhimit me teknologjitë apo komunitetet Open Source dhe çfarë do i interesonte të mësonte më shumë.
Thirrja është e hapur për të gjithë dhe pavarësisht nivelit të eksperiencës që keni, mund të na shkruani. Informacionet na duhen vetëm që të bëhet ndarja në grupe. Përfaqësues nga Open Labs do shërbejnë si pika kontakti për këtë projekt dhe mund të shkruani në çdo moment për çdo pyetje që mund të keni apo për të kërkuar më shumë detaje.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
Category: Blogu, Slider Shqip