Wiki Weekend Tirana 2018

Wiki Weekend është një ngjarje vjetore e cila synon të mbledhë së bashku kontribuesit e rinj dhe të vjetër të Wikimedias Shqiptare. Ky aktivitet u organizua për herë të parë në vitin 2014 dhe ka vijuar me një sërë edicionesh gjatë të cilave qindra artikuj janë krijuar, përmirësuar apo përkthyer në gjuhën shqipe, qindra foto janë ngarkuar në Wikimedia Commons dhe dhjetra kontribues të rinj i janë bashkuar projektit të Wikimedias. 
Momente nga edicioni i kaluar, WikiWeekend 2017
Edicioni i 5të i Wiki Weekend do të jetë më shumë i fokusur në tematikat e GLAM dhe Wiki in Education, por eventi do vijoj gjithashtu të jetë një mundësi shumë e mirë për njerëzit që janë të rinj me projektin e WIkimedia dhe duan të mësojnë sesi mund të përfshihen në të. Wiki Weekend organizohet nga Wikimedia Community User Group Albania (WCUGA) në bashkëpunim me partner dhe institucione të tjera. Ky event fokusohet në prezantime, meetup-e, workshope dhe edit-a-thone gjatë kësaj fundjave që i dedikohet plotësisht projektit të Wikimedias. 
Eventi do të zhvillohet në fundjavën e 8 dhe 9 Dhjetorit (ora 9:30 – 16:00) dhe do të mbahet në ambientet e Open Labs Hackerspace. Për ata persona që janë të rinj me projektin, do të ketë si prezantime ashtu edhe sesione ku mentorët e aktivitetit do ti udhëheqin ata duke i treguar burime të ndryshme të projektit të wikimedia, mënyra të ndryshme për tu përfshirë si edhe do ju shpjegojnë sesi të bëni editimet e para. Pjesëmarrësit do të përdorin njohuritë e marra më pas për të punuar në grupe pune të cilat do të synojnë përmirësimin e artikujve të Wikipedia të cilat janë me fokus rreth GLAM dhe Wiki in Education. 
Si gjithmonë pjesëmarrja do jetë falas për këtë event për këdo që dëshironë të bashkohet, por ne ju kërkojmë pjesëmarrësve që të regjistrohen paraprakisht: https://events.openlabs.cc/e/8/wiki-weekend-tirana-2018
Gjithashtu mund të na ndiqni në eventin në Facebook: https://www.facebook.com/events/2112149472180482/
Ose mund të ndiqni llogarinë e Usergrupit në Twitter për të marrë përditësimet më të fundit https://twitter.com/WikimediaugALB

Comments are not currently available for this post.